Haradinaj: S’mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka kritikuar publikimin e doracakut të edukatës seksuale.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka, e as që mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes e vlerave kombëtare sesa ky doracak i edukatës seksuale, i hartuar nga Qeveria e Albin Kurtit.

“Pas dështimeve në rrafshin politik e diplomatik, në politikën e brendshme dhe të jashtme, pas izolimit ndërkombëtar të Kosovës dhe sanksioneve të vendosura mbi vendin, ai tashmë ka kthyer bateritë mbi familjen – themelin jo vetëm të shtetit, por edhe të traditës e qenies sonë,” ka shkruar Haradinaj.

I pari i AAK-së ka theksuar se kjo përpjekje nuk do të kalojë, duke theksuar se në komunat e udhëhequra nga AAK, ai ka kërkuar që doracaku të hidhet poshtë, duke e quajtur atë “paçavure”.

“Familja jonë ka themele të lashta që nuk lëkunden kollaj, aq më pak nga ata që përditë e më shumë po identifikohen si antikombëtarë!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, pas debatit të ngritur në ditët e fundit, Komunat e Prishtinës, Fushë-Kosovës dhe ajo e Skenderajt kanë vendosur të ndalojnë përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues” në shkollat e tyre, duke argumentuar se përmbajtja e tyre është e papranueshme dhe e dëmshme për fëmijët.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika