Haradinaj-Stublla për Shqipërinë: Përtej heshtjes mund ta përkrahë Kosovën kundër Asociacionit njëetnik

"Përtej heshtjes, më e pakta që institucionet e Shqipërisë do të mund të bënin në këtë udhëkryq kombëtar është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit njëetnik", kështu ka shkruar në Twitter ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se institucionet e Shqipërisë përtej heshtjes, më e pakta që mund të bëjnë për Kosovën është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit njëetnik.

Sipas Haradinaj-Stubllës, Shqipëria duhet ta përkrahë Kosovën për avokimin e të drejtave të mohuara të shqiptarëve në Serbi.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Haradinaj-Stublla është shprehur se duket kaq e thjeshtë, por edhe e ndërlikuar.

“Përtej heshtjes, më e pakta që institucionet e Shqipërisë do të mund të bënin në këtë udhëkryq kombëtar, është përkrahja ndërkombëtare kundër Asociacionit njëetnik & avokimi për të drejtat e mohuara të shqiptarëve në Serbi. Kaq e thjeshtë, por kaq e ndërlikuar. Si përfunduam këtu?”, ka shkruar ajo në Twitter.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika