Haradinaj-Stublla për zhvillimet në veri: Qeveria dhe opozita të bëhen front i përbashkët politik kundër Serbisë

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Vuçiqi nuk e do marrëveshjen finale me Kosovën, sipas saj "prandaj Vuçiq gjen mënyra të instrumentalizimit të serbëve të Kosovës përmes terrorit politik orkestruar nga Moska"

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla





Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka reaguar mbi zhvillimet në veri të vendit.

Përmes një postimi, Haradinaj-Stublla ka thënë se Vuçiqi nuk e do marrëveshjen finale me Kosovën, prandaj gjen mënyra të instrumentalizimit të serbëve të Kosovës përmes terrorit politik orkestruar nga Moska.

“Kosova për secilin veprim të qëndrojë e palëkundur në bashkëpunim të ngushtë me SHBA, KFOR-in (NATOn), dhe katër shtetet tjera aleate të Kuintit. Poashtu, të mbetet e përkushtuar për secilin propozim për marrëveshje finale që e ka vulën e Shtëpisë së Bardhë”, shkruan ish-ministrja e Jashtme e Kosovës.

Tutje, Haradinaj-Stublla, ka theksuar se “opozita tani të mos fillojë përdorimin e Serbisë për vota e sulm ndaj qeverisë”, sepse sipas saj kështu e godasin veten dhe Kosovën, “por të bëhen front i përbashkët politik kundër Serbisë”.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika