Haradinaj: Synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë ka vendosur lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar.

Haradinaj përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore.

“Sot, në përkujtim të heronjve që kanë dhënë gjithçka për paqen dhe lirinë, u bashkuam me aleatët strategjikë në nderim të Aktit të Përkujtimit. Në këtë ditë, kur Britania e Madhe dhe Commonwealth-i kujtojnë të rënët që nga Lufta e Parë Botërore, shprehëm respektin tonë të thellë për sakrificën e luftëtarëve britanikë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional.

“Në sheshin “Edit Durham” në kryeqytet, vendosëm lule në Memorialin e Dëshmorëve të Mbretërisë së Bashkuar, duke nderuar kujtimin e tyre dhe duke forcuar lidhjen e miqësisë e të partneritetit të përhershëm që na bashkon. Kosova, e ndërtuar mbi themelet e sakrificës dhe flijimit, qëndron krah për krah me botën demokratike. Sot, në këtë rrugëtim të përbashkët, synimi ynë është anëtarësimi direkt në NATO përmes Planit Aksional, për t’i shërbyer paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon e në botë”, është shprehur Haradinaj.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika