Haradinaj takohet me Jasharin, premton 50% rritje të pagave për mësimdhënësit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur premtimin për rritje pagash për 50 për qind, për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ripërsëritur premtimin për rritje pagash për 50 për qind, për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet.

Haradinaj  përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka treguar se gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me delegacionin e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës [SBASHK],  teksa e ka përmendur programin zgjedhor, Haradinaj ka thënë se prioritet i Aleancës do të jetë edhe ngritja e buxhetit për arsim për 6 për qind.

“Në takim me delegacionin e SBASHK-ut, kryesuar nga Rrahman Jasharaj, u njoftova për sfidat me të cilat përballen mësimdhënësit dhe arsimi në përgjithësi. Po ashtu, me ta i ndava 14 prioritetet në sferën e arsimit që do të përfshihen në programin zgjedhor të AAK-së 2025-2029. E konfirmova synimin tonë për rritjen e pagave për punëtorët e arsimit në të gjitha nivelet për 50% si dhe ngritjen e buxhetit për arsim për 6%. Arsimi do të jetë prioritet i Aleancës”, ka shkruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Të fundit nga rubrika