Haradinaj takohet me Ramën, i kërkon që në bisedat me ndërkombëtarët të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova

kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook potencon kërkesën që ia adresoi kryeministrit Edi Rama, e që është të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që aktualisht i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë të enjte është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.

Gjatë takimit, Haradinaj thotë se është diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook potencon kërkesën që ia adresoi kryeministrit Rama, e që është të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që aktualisht i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj.

“Sot në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike. I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj”, shkroi Haradinaj.

Ai e falëndëroi Ramën për kujdesin në këtë fazë të “vështirë” që po kalon Kosova.

“E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova”.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika