Haradinaj takon ambasadorin e Austrisë në Kosovë, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në vend

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj thotë se kanë diskutuar për zhvillimet aktuale në vend.

“Duke i uruar mirëseardhje dhe punë të mbarë në vendin tonë, me ambasadorin Schnetzer biseduam për zhvillimet aktuale në vendin tonë dhe gjithashtu vumë theksin tek marrëdhëniet historike ndërmjet dy popujve”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ambasadorin Schnetzer, Haradinaj e falënderoi për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit.

“Me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në rrugën tonë drejt integrimeve euro-atlantike”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika