Haradinaj takon ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, diskutojnë për forcimin e marrëdhënieve

Danimarka gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme Kosovës në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, thotë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen.

Gjatë takimit, Haradinaj ka thënë se është diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy vendeve.

“Danimarka gjithmonë ka luajtur rol konstruktiv duke i dhënë mbështetje të fuqishme vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Kënaqësi të presim në takim ambasadorin e Danimarkës në Kosovë, Christian Grønbech-Jensen dhe delegacionin nga Ministria e Drejtësisë së këtij shteti. Gjatë këtij takimi biseduam për zhvillimet politike në vend dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe Danimarkës”, shkroi Haradinaj.

“I konfirmova mbështetjen time dhe të Aleancës në ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet dy vendeve tona për transferimin e të burgosurve”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika