Haradinaj takon bashkatdhetarët në Austri: Ata janë partnerët tanë në zhvillim

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një takimi me bashkatdhetarët në Vjenë të Austrisë, ka thënë se “ata janë partnerët e Kosovës për zhvillim”

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë një tubimi në Vjenë të Austrisë, para bashkatdhetarëve ka thënë se “ata janë partnerët e Kosovës për zhvillim”.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka theksuar se gjatë këtij takimi ka shpjeguar proceset në të cilat po kalon vendi, krizën ekonomike dhe energjetike që ka kapluar Kosovën, duke vënë në pah edhe njëherë rolin e tyre në forcimin e konsolidimin e shtetit.

“Bashkatdhetarët i dhanë mbështetje të pakursyer vendit në momente shumë të rëndësishme të rezistencës, luftës dhe shtetndërtimit. Edhe në takimin me biznesmenët shqiptarë në Vjenë, shtrova nevojën që mërgata jonë ta sheh Kosovën edhe si vend ku mund të zhvillojnë biznese dhe të investojnë”, ka shkruar Haradinaj.

“Motrat e vëllezërit tanë që jetojnë jashtë vendit, janë edhe partnerët tanë në zhvillim, e Kosova e fortë fuqizon edhe më shumë njerëzit e saj në mbarë botën”, shtoi ai.

Haradinaj po ashtu, ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”, për aktivistët e dalluar të partisë të cilën e drejton vetë ai.

Se çdo bashkatdhetarë është diplomat i Kosovës, dhe çdo shqiptar që është në diasporë “është ambasador i yni”, e beson edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Teksa kishte falënderuar bashkatdhetarët, Kurti kishte thënë se ata janë fuqi e madhe ekonomike e Kosovës.

“Sipas Bankës Qendrore të Kosovës në 5 vjetët e fundit më shumë se 4 miliardë e gjysmë bashkatdhetarët tanë i kanë sjellë në Kosovë si dërgesa, ndërsa investimet janë më shumë se 1.5 miliardë dollarë gjatë kësaj periudhe. Bashkatdhetarët tanë kanë sjellë më shumë se 6 miliardë euro për 5 vjet. Kjo tregon çfarë fuqie e madhe ekonomike për vendin tonë janë ata. Ne jemi të interesuar që bashkatdhetarët tanë jo vetëm të vijnë këtu e të kontribuojnë duke sakrifikuar, por edhe të përfitojnë duke investuar. Andaj, me luftimin e korrupsionit në Kosovë, pra nuk do të ketë më as haraç edhe as ryshfet”, kishte thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika