Haradinaj takon Grenellin në Uashington

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj zhvilloi një takim me Richard Grenell në Uashington, duke rikonfirmuar angazhimin e Kosovës për anëtarësimin në NATO dhe forcimin e marrëdhënieve strategjike me SHBA

Kryetari i AAK dhe kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar takim pune në Uashington me Richard Grenell, emisar special për misione të veçanta, i cili do të fillojë punën nga nesër, ditën kur Donald Trump do të inaugurohet president i SHBA-së.

Kryetari i AAK rikonfirmoi zotimin e Kosovës për rikthimin në marrëdhënie strategjike me SHBA, duke pasur si synim kryesor, anëtarësimin e Kosovës në NATO!

Ballkani Perëndimor, përfshirë Kosovën, janë pjesë e angazhimit të ambasadorit Grenell në detyrën e re në administratën e dytë të presidentit Trump. 

Ramush Haradinaj ndodhet për vizitë në SHBA me rastin e aktiviteteve festive për inaugurimin e presidentit Trump.

Haradinaj ka zhvilluar takime me personalitete të rëndësishme amerikane, përfshirë Matthew Whitaker, të përzgjedhurën e presidentit Trump për ambasador në NATO senatoren Joni Ernst, dhe kongresistët Randy Feenstra e Zach Nunn.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika