Haradinaj takon Lajçakun, flasin për domosdoshmërinë e përfshirjes së SHBA-së në dialog

Gajtë takimit midis kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, është diskutuar për domosdoshmërinë e përfshirjes së ShBA-së në dialog dhe përkushtimin e Kosovës për marrëveshjen që epilog ka njohjen reciproke

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Gjatë këtij takimi, është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përkushtimin e Kosovës për një marrëveshje e cila si përfundim ka për qëllim njohjen reciproke.

Haradinaj ka theksuar nevojën e përfshirjes së SHBA-së në dialog.

“Në takim me Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, z. Miroslav Lajčak, ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke mes dy vendeve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak

Ai, po ashtu, ka thënë se gjatë këtij takimi e ka falënderuar për angazhimin e tij dhe të Bashkimit Evropian në këtë proces të rëndësishëm për Kosovën.

Ndërkaq, i dërguari i BE-së, të hënën është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në kuadër të vizitës së tij, ai ka takuar edhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin.

Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

Ndër të tjera, në njoftim thuhet se “Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën e 29 qershorit.

Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën e 28 qershorit”.

Krasniqi takon Lajçakun, flasin për dialogun

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika