Haradinaj takon Walker-in: Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar të premten ish-ambasadorin William Walker, të cilin e ka quajtur "Hero i së vërtetës që rrëfeu krimet serbe në Kosovë"

Ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur të premten e 20 janarit në takim ish-ambasadorin i cili e cilësoi masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, William Walker.

Haradinaj ka thënë se ambasadori Walker mbetet heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë.

“Ambasadori William Walker mbetet Heroi i së vërtetës për krimet serbe në Kosovë. Njeriu i cili me cilësimin e masakrës së Reçakut si krim kundër njerëzimit, zgjoi ndërgjegjen e botës për krimet serbe në Kosovë!”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se fjalët e ambasadorit Walker për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit.

“Sot, kishim nderin ta kemi në vizitë z. William Walker, me të cilin evokuam kujtime nga e kaluara dhe njëkohësisht zhvilluam bisedë miqësore për zhvillimet aktuale në vend. Fjalët e tij për masakrën e Reçakut u bënë pikë kthese në sensibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile”, është shprehur Haradinaj.

I pari i AAK-së ka ndarë medalje për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

“Me këtë rast, Ambasadorit Walker i ndava medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova edhe një herë për gjithçka që ka bërë për Kosovën”, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika