I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se shteti i Kosovës duhet të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që ki për heqjen urgjente ë barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri të Kosovës.
Ai gjithashtu kërkoi nga Qeveria serbe të të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheq nga veriut njësitet e veta paramilitare.
“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka per heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare. Apeloj te BE dhe SHBA që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri”, ka thënë Hardinaj.
Haradinaj shtoi se “ Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë”.
Serbët lokalë kanë bllokuar rrugët në veri të Kosovës, pasi Policia e Kosovës arrestoi një ish-polic serb, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës dyshohet ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.
Ekipet ekipeve Dukagjinit që janë në vend të ngjarjes kanë bërë të ditur se vazhdon të jetë e bllokuar rruga në Rudar.
Sipas burimeve të RTV Dukagjinit, ishin në plan që me datën 16 dhjetor, përkatësisht dy ditë para zgjedhjeve në Veri të vendoseshin barrikada mirëpo, plani ka ndryshuar dhe tashmë rruga në Rudarë është bllokuar.