Haradinaj thotë se shkaku i bllokadës nga Amerika, shefi i CIA-s nuk e takoi Kurtin

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, komentoi vizitën e William Burns, kreut të CIA-s, në Kosovë, duke theksuar se Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, për shkak të bllokadës së vendosur nga institucionet amerikane

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e William Burns, kreut të Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), në Kosovë.

Sipas Haradinajt, Burns nuk është takuar me kryeministrin kosovar, Albin Kurti, për shkak të një bllokade të vendosur nga institucionet amerikane ndaj këtij të fundit.

Në këtë rast sipas Haradinajt, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve të Shtetet e Bashkuara, Burns është takuar vetëm me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar, shumë me kohë edhe po është praktikë një gjë e tillë (të takohet me kryeministrin e një vendi). Mirëpo në rastin tonë, kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, ka thënë Haradinaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Aktualisht, kryeministri Kurti ndodhet në Shtetet e Bashkuara, ku po merr pjesë në Konventën Kombëtare Demokratike.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika