Haradinaj: Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se një vit pas nisjes së invazionit rus në Ukrainë, bota demokratike është më e bashkuar se kurrë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Në prag të njëvjetorit nga pushtimi i Ukrainës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur se Rusisë nuk i doli ashtu siç e priti.

“Para një viti, Rusia ka menduar që po futet në një luftë fitoreje, duke invaduar një shtet të lirë e demokratik e mbi të gjitha një shtet që udhëhiqet nga shpirti i lirisë dhe çlirimtarëve, Ukrainën”, ka shkruar Haradinaj.

Tutje, ai tha se “sot Rusia është e thyer, Putini i turpëruar dhe bota demokratike më e bashkuar se kurrë”.

Kryetari i AAK-së u shpreh se Ukraina e ka dhënë shembullin më të mirë se duhet atdheu dhe si luftohet për të.

“Nuk mposhtet një vend që udhëhiqet nga vlerat e mëdha patriotike e vizioni demokratik, nga dëshira për të jetuar në shtetin e tyre sovran në paqe e prosperitet. Ukraina dha shembull në të gjithë globin se si duhet atdheu dhe si luftohet për të”, ka thënë ai.

Ai tha se populli i Kosovës ka përjetuar të njëjtin agresion, dhe se bashkëndjen me Ukrainën dhe popullin e saj.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika