Haradinaj uron 8 Marsin: Përkundër sfidave në historinë tonë, roli i gruas mbetet i pazëvendësueshëm

"Sot shënohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas. Përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë sonë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm", kështu e ka uruar 8 Marsin i pari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar të gjitha gratë për nder të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

I pari i AAK-së ka shkruar se përkundër sfidave dhe pengesave përgjatë historisë, roli i gruas ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm.

“Shoqëria jonë ka përparuar në respektimin e të drejtave të grave, por sigurisht se ka edhe shumë punë për t’u bërë. Të jemi më aktiv në kërkim dhe promovim të barazisë gjinore dhe kërkues të pandalshëm në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazie ndaj grave, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj ka theksuar se dita e sotme duhet të shërbejë si pikënisje dhe inspirim për secilin për të punuar shumë në këtë drejtim.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika