Haradinaj uron për Krishtlindje: Sa më shumë paqe e harmoni në familjet tuaja

Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka uruar ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji me rastin e Krishtlindjes Katolike. Ai ka shprehur urimet më të ngrohta për ipeshkvin, si dhe për të gjithë vëllezërit dhe motrat e besimit katolik dhe për miqtë ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka uruar ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji me rastin krishtlindjes katolike.

“Në prag të Festës së Krishtlindjes, ua përcjell urimet më të ngrohta ipeshkvit Imzot Dodë Gjergji, gjithë vëllezërve dhe motrave të besimit katolik si dhe gjithë miqve ndërkombëtarë që shërbejnë në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj me këtë rast ka uruar edhe atin e shenjtë, Papa Françeskun.

“Uroj veçanërisht Atin e Shenjtë, Papa Françeskun, dhe bashkëpunëtorët, duke shpresuar për njohjen sa më parë të Kosovës nga Selia e Shenjtë”.

“Uroj që Krishtlindja të sjellë paqe në çdo shtëpi dhe të ndriçojë rrugën për një vit të plotë harmonie. Për ju dhe familjet tuaja, dëshiroj një jetë të mbushur me paqe, shëndet dhe lumturi! Për shumë mot Krishtlindja“, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika