Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe njëherit kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-Nisma-Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, përmes një video ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e vitit të ri 2025.
Haradinaj ka uruar edhe pjesëtarët ndërkombëtar të sigurisë që shërbejnë në Kosovë.
“Më lejoni t’iu uroj nga zemra dhe t’i përshëndes familjarët e dëshmorëve, martirëve dhe të gjithë ata që në vete bartin vuajtje, plagë dhe sakrificën për liri. Përulemi me respekt para ju. Më lejoni t’i urojë e t’i falënderoj ata që sot janë në punë; ushtarët e Kosovës, policët, mjekët dhe të gjitha të tjerët që na mundësojnë që ne të festojmë të lirë dhe të sigurte”.
”Njëkohësisht i urojë nga zemra të gjithë shtetaseve të huaj që shërbejnë në Kosovë dhe që ndihmojnë që vendi ynë të jetë i sigurt. Urojë shqiptarët kudo që janë, vëllezërit e motrat tona në mërgim të cilët nuk kanë pasur mundësi të bashkohen me ne dhe familjet e tyre në këtë festë. Viti 2025 qoftë një vit i mbarë, i sukseseve, qoftë vit Fitues për Kosovën duke ju siguruar se do të punoj që Kosova të bëhet fituese”, ka uruar Haradinaj.