Haradinaj uron Suedinë: Ky rol kërkon lidership dhe përgjegjësi të madhe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Suedinë për marrjen e kryesimit të Presidencës së radhës të BE-së, duke thënë se "ky rol kërkon një lidership dhe përgjegjësi të madhe"

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Suedinë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe Maqedoninë e Veriut për marrjen e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i AAK-së ka thënë se këto dy vende janë role të rëndësishme që do të kërkojnë një lidership dhe përgjegjësi të madhe, duke theksuar se “kemi besim të plotë se Suedia dhe Maqedonia e Veriut janë në lartësinë e detyrës”.

Ndër të tjera, Haradinaj ka shprehur urime edhe ndaj Kroacisë, për hyrjen e saj në zonën Schengen.

“Ne gjithashtu i shprehim urimet tona më të ngrohta Kroacisë për hyrjen e saj në zonën Shengen dhe miratimin e euros si monedhë zyrtare. Ky është një moment historik i rëndësishëm për Kroacinë dhe jemi të sigurt se do të sjellë shumë përfitime për vendin dhe popullin e saj. Mezi presim të shohim se çfarë do të sjellë e ardhmja për Kroacinë dhe të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe fqinjëve tanë miq”, ka shkruar Haradinaj.

Haradinaj shpreson që këto shtete nga pozicionet e tyre do të kenë një mundësi për të mbështetur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

“Shprehim urimet tona të sinqerta për këto shtete mike dhe shpresën tonë të madhe që nga pozicionet e tyre do të kenë një mundësi edhe më të madhe për të mbështetur subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Ne i vlerësojmë marrëdhëniet tona me këto vende dhe presim të vazhdojmë të punojmë së bashku drejt një të ardhmeje më të ndritshme për të gjithë ne”, ka vijuar Haradinaj.

Ndryshe, në ditën e parë të vitit 2023, Suedia mori nga Çekia kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, i cili do t’i zgjasë deri në fund të muajit qershor.

Kjo është hera e tretë që Suedia do të jetë në krye të këtij institucioni. Anëtare e BE-së që nga viti 1995, ajo kishte kryesimin e radhës në vitin 2000 dhe në vitin 2009.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, duke folur për prioritetet që do t’i ketë vendi i tij në krye të BE-së në gjysmën e parë të vitit 2023, tha se do të punojë për një “Evropë më të sigurt, më të lirë dhe më të gjelbër“. Këto tri pika, sipas tij, do të jenë themeli i prioriteteve të Suedisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika