Haradinaj vizitë në BIK, uron qytetarët për festën e Kurban Bajramit

FOTO:EO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar Bashkësinë Islame në Kosovë (BIK) me rastin e festës së Kurban Bajramit, ku është pritur nga myftiu Naim Tërnava.

Haradinaj uroi të gjithë besimtarët e fesë islame festën e Kurban bajramit, ku edhe tha se duhet të “jetojmë me porosinë e festës që është edhe sakrifica edhe solidariteti i ndërsjelltë”.

“Në emër të AAK, bashkëpuntorëve po qëndroj në selinë e bashkësisë islame të uroj myftiun Ternavën e të gjithë besimtarët islam të Kosovës, shqiptarët kudo që janë per festën e Kurban Bajramit, gëzojmë bashkë gjindemi të jetojmë me porosinë e festes që është edhe sakrifica edhe solidaritetiti i ndërsjellët, urime me fat”, ka uruar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika