Haradinaj viziton familjen Jashari: Liria e shteti ynë i ka rrënjët në Prekaz

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka vizituar familjen Jashari në Prekaz. Ai ka thënë se liria e shteti ynë i ka rrënjët në Prekaz

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar familjen Jashari.

Haradinaj ka thënë se liria dhe shteti ynë i ka rrënjët në Prekaz dhe se gatishmëria për sakrificë e dallojnë komandantin tonë, Adem Jashari dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë.

“Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familjeje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së ka thënë se duhet të angazhohen në forcimin e shtetësisë, duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s.

“Para nderimeve të të rënëve për liri, u mirëpritëm nga i pari i kësaj familje emblematike, baca i shqiptarëve, Rifati. Si gjithmonë, plot jetë e pozitivitet, zemërgjerësi e dashuri për miqtë, luftëtarët e lirisë, Kosovën e kombin përgjithësisht. Kjo shtëpi e madhe e kombit, gjithmonë me dyer të hapura për miliona shqiptarë e miq ndërkombëtarë”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika