Haradinaj viziton Podujevën: Vendasit ishin prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë

Gjatë kësaj të hëne, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka vizituar qytetin e Podujevës dhe ka thënë se “gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme, Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri"

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj viziton Podujevën

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka njoftuar se në vigjilje të shënimit të përvjetorit të 15-të pavarësisë së Kosovës ka vizituar qytetin e Podujevës.

“Gjatë gjithë historisë sonë të lavdishme, Llapi ka dhënë një kontribut të çmuar për liri. Llapjanët ishin gjithmonë në front të përpjekjeve shekullore për liri, prijës në proceset më të rëndësishme të kombit tonë, e cila kulmoi me shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Pamje nga vizita

I pari i AAK-së ka shtuar se “sot kisha nderin të qëndroj me podujevasit që t’i uroj dhe t’i shpreh respektin për kontributin e pashoq për lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe të përulem me respekt para të rënëve për liri”.

Po ashtu Haradinaj ka bashkëbiseduar dhe me strukturat e AAK-së në këtë qytet “për realizimin e punëve që na presin”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika