Haradinaj viziton Suharekën, takon nxënësit: Ju thashë se jemi bashkë me ta

Me anë të një postimi në Facebook, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj është shprehur i emocionuar pas vizitës së tij tek nxënësit për të cilët, shprehu edhe mbështetjen. Ai u ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar komunën e Suharekës, e njëherit edhe nxënësit e një shkolle në këtë komunë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj është shprehur i emocionuar pas vizitës së tij te nxënësit, për të cilët, shprehu edhe mbështetjen.

“Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, pata nderin të vizitoj komunën e Suharekës dhe të bisedoj me kryetarin Bali Muharremaj, një kryetar shembull për angazhim në të gjitha sferat e jetës. Bashkë me kryetarin dhe deputeten Albana Bytyqi, po ashtu vizituam shkollën më të vjetër në Suharekë, shkollën fillore “7 Marsi”, me ç’rast takuam personelin dhe nxënësit. Sot më shumë se çdo herë u emocionova teksa pashë nxënësit në hapat e tyre të parë në një botë me plot mundësi. Nxënësve u thashë se jemi bashkë me ta, mësimdhënësit dhe prindërit, në synimin tonë drejt rritjes së cilësisë së arsimit dhe ndërtimin e një të ardhme më të ndritshme për vendin.”, ka shkruar Haradinaj.

Ai u ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve fillimin e vitit të ri shkollor.

Krahas nxënësve, Haradinaj e takoi edhe kryetarin e komunës, Bali Muharremaj.

Sot, më 1 shtator, shënohet fillimi i vitit të ri shkollor.

Ministria e Arsimit ka marrë vendim për rimbursimin e parave te prindërit, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Ky vendim i MASHTI-t nxiti reagime dhe kritika në opinionin publik.

Ndryshe, Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se kategoritë që kanë përparësi për subvencionim janë nënat vetushqyese, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët me prindër të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika