Hardinaj: Kurti refuzoi rrugën amerikane, po u shërben interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajoni

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,

I pari i Aleancës për Ardhëmrin e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit.

Haradinaj tha se është i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, dhe do të kthehet normaliteti në veri.

“Përfundimisht, kryeministri Kurti duke refuzuar ta ndjekë rrugën amerikane, është duke i shërbyer interesave ruse dhe serbe për destabilizimin e veriut dhe të rajonit. Jam i bindur se SHBA dhe NATO nuk do ta lejojnë një gjë të tillë, dhe do të kthehet normaliteti në veri”, ka thënë ai.

Haradinaj theksoi se pas përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në akte kriminale, do të marrë ndëshkimin e merituar, e ata që ishin në shërbim të atdheut, posaçërisht policët e Kosovës, do t’i marrin meritat.

“Pas sanimit të pasojave nga gjendja e krijuar, secili që ka qenë i përfshirë në aktet kriminale në veri, do ta marrë ndëshkimin e merituar, por edhe meritat për të gjithë ata që ishin në shërbim të mbrojtjes së Atdheut, posaçërisht policët, të cilëve Kosova u ka shumë borxh”, ka shtuar Haradinaj.

Ai tha se kryeministri Kurti duhet të ndërrojë kurs të qeverisjes ose të lëshojë rrugë.

“Por a është e humbur shpresa për Kosovën dhe a mund të kthehet ajo në drejtimin e duhur. Sigurisht se po, por jo me këtë qasje që e ka kryeministri. Ai duhet të ndërrojë kurs, ose duhet të lëshojë rrugë. E para, Kryeministri dhe Qeveria, nuk duhet të ndërmarrin asnjë hap krye në vete e pa koordinim me partnerët strategjikë, SHBA dhe BE, aq më tepër për procese nga të cilat varet perspektiva euro-atlantike e vendit. Me Serbinë nuk mund të merremi vesh pa ndihmën e Amerikës dhe Albin Kurti duhet ta kuptojë këtë”, ka përfunduar Haradinaj.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika