Hargreaves: Kosova duhet të ketë një qeveri stabile sa më shpejt në këto kohë të vështira

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka lavdëruar zgjedhjet e fundit në Kosovë, duke theksuar se ato kanë kaluar në mënyrë paqësore dhe demokratike. Ai e ka cilësuar këtë si një arritje të madhe për Kosovën dhe rajonin.

Kështu, Hargreavs ka theksuar nevojën urgjente për krijimin e një qeverie stabile dhe të fuqishme.

“Zgjedhjet kanë qenë në përgjegjësi paqësore, dhe në tërësi mund ta themi me besim që përfaqëson qëndrimin e popullatës në Kosovë. Të kemi në këtë rajon zgjedhje demokratike aq lehët siç kanë kaluar është një arritje tejet e madhe që duhet ta kemi parasysh dhe ta përgëzojmë. Të gjithë në Kosovë me padurim presin për të kuptuar saktë cilat do të jenë rezultatet finale, dhe çfarë nënkupton kjo për themelimin e qeverisë në Kosovë, edhe unë jam nga këta personat që mezi pres.

Dua të them që njëra nga  gjërat e rëndësishme është se Kosova është në gjendje të konstituohet një qeveri stabile sa më shpejt të jetë e mundur sepse janë kohë të vështira gjithandej Evropës dhe nuk është koha për një vend si që Kosova të jetë pa qeveri me një mandat stabil ose me një parlament i cili nuk është në gjendje të miratojë legjislacionin në mënyrë efektive.

Shpresa ime kryesore është që qeveria të konstituohet në një mënyrë që ia jep këtij vendi një stabilitet për një kohë të mirë që të mund të angazhohet në sfidat ndërkombëtare me shumë sfida vendore, që janë shumë urgjente…Konsideroj që duhet të kemi një qeveri të fuqishme, stabile sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë ambasadori britanik në FIVE.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika