“Harpa dhe Harqet”, Koncert nga Filharmonia e Kosovës nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani

Koncerti i parë i muajit mars nga Filharmonia e Kosovës do të titullohet "Harpa dhe Harqet" dhe do të jetë në drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani dhe harpistes e mirënjohur turke Şirin Pancaroğlu

Dirigjenti i njohur, Edon Ramadani

Koncerti i parë i muajit mars nga Filharmonia e Kosovës do të titullohet “Harpa dhe Harqet” dhe do të jetë në drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani dhe harpistes e mirënjohur turke Şirin Pancaroğlu.

Dirigjenti i njohur kosovar, Edon Ramadani  ka shpalosur detaje më të hollësishme rreth këtij koncerti për emisionin “Reload” në Televizionin Dukagjini.

Orkestra Harkore e Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e Edon Ramadanit do të mbahet më 2 mars 2024 (E shtunë) prej orës 20:00 në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Sipas Ramadanit, veçantia e këtij koncerti është musafirja e njohur turke, Şirin Pancaroğlu.

Agjenda e Koncertit do të jetë si vijon “Pjesa e parë e programit do të hapet me një program unik duke  përfshirë veprën “Sinfonietta” për orkestër harqesh nga kompozitori kosovar Drinor Zymberi, “Valle për harpë dhe orkestër” nga kompozitori impresionist francez Claude Debussy dhe “Suita e Holberg-ut Op. 40” nga Edvard Grieg”, theksoi Ramadani.

Në këtë mbrëmje do të interpretohet edhe një vepër e harpistes Şirin Pancaroğlu e cila përveç instrumentit të harpës është një avokuese e literaturës së shkruar për instrumentin e harpës dhe çeng-ut (harpës turke).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika