Sulmuesi Harry Kane pritet të transferohet në klubin gjerman Bayern Munich nga Tottenham Hotspur.
Sipas mediave të huaja, Bayerni është drejtuar tek agjentët e Harry Kane nëse kishte interesim që të bashkohej në ekipin kryesus të Bundensligës verën e ardhshme.
Deri më tani nuk është bërë një bisedë zyrtare, por thuhet se Bayerni ka marrë disa shenja pozitive nga përfaqësuesit e Harry Kane.
Sa i përket çmimit të lojtarit, ekipi është në dijeni, por janë të vetëdijshëm se garancia e titullit në Bayern i jep avantazh atyre.
Harry Kane deri në vitin 2024 ka një marrëveshje me Spurs, kurse transferimi i tij mund të sillet rreth 100 milionë euro.
