Hasani: Kosova duhet ta shtyjë procesin e çështjes së Asociacionit, të bëhet një referendum

Ish-ambasadori Nait Hasani, thotë se Kosova duhet ta shtyjë procesin e çështjes së themelimit të Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe, teksa thekson nevojën e bërjes së një referendumi

Ish-ambasadori Nait Hasani thotë se Kosova duhet ta shtyjë procesin e çështjes së themelimit të Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai thekson nevojën e bërjes së një referendumi, teksa shton se pa një referendum Kosova do të përballet me pasoja, të cilat do t’i ndiejë më vonë.

Në anën tjetër, qasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e quan jo të drejtë dhe të një superiori, duke theksuar se “këtu mund të gabohet sepse në politikë nuk ka superior”.

“Kosova mund ta shtyjë si proces… mendoj që Kosova duhet ta shtyjë, nëse nuk mund të zgjidhet si problem më mirë është të shtyhet dhe të përgatiten rrethanat…  Duhet të bëjmë një referendum, pa një referendum dëmin e shkaktojmë, pasojën do ta ndiejmë më vonë dhe në kohë”, tha ai.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Hasani potencon se aktualisht nuk ka ndonjë program të mirëfilltë të programit të dialogut. Edhe pse, sipas tij, Bashkimi Evropian është i interesuar që të ketë një zgjidhje para se të shkohet në zgjedhje atje.

“Brukseli është mjaft i interesuar për shkak të zgjedhjeve në qershor, prandaj o që të ketë një rezultat për të prezantuar që në Ballkan arritëm të zgjidhim një gjendje të pazgjidhur për vite të tëra, prandaj ka edhe presion. Bashkimi Evropian e ka luftën në kufij dhe janë të interesuar që të mos ketë hapje të luftës tjetër në pjesën tjetër të Evropës”, shtoi ai.

Ai thotë se Kosova, në vend se të debatojë për platformat e saj, debaton për platformat e BE-së dhe Serbisë.

Prandaj, Hasani thotë se “jemi mbrapa”.

“Ata udhëheqin jo ne. Ne debatojmë tashmë platformat e BE-së dhe Serbisë, në vend se të debatojmë në platformën tonë. E kemi humbur hapin me kohën, por nuk do të thotë që nuk mund të arrihet”, u shpreh ai.

Kur pyetet se cila është forma për ta zgjidhur problemin me Serbinë, Hasani thekson se Kosova nuk ka punë me Serbinë, por kjo e fundit me Kosovën.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika