Hasani: Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë

Drejtori i Shkollës në fshatin Çabër, Enver Hasani, ka folur për procesin e Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme Lokale në veri të Kosovës, ku ka thënë se materialet kanë ardhur me kohë dhe qendra e votimit është hapur në kohë.

“Numri i votueseve në këtë qendër është 1 mijë 53, por këtu përfshihen edhe votuesit serbë nga fshatit Zubçë”, ka thënë ai.

Sipas tij, votues shqiptarë nga Çabra janë mbi 800 persona, ndërsa pjesa tjetër ka thënë se janë serbë nga fshatit i Zubçë.

“[Nga qytetarët serbët] nuk ka pasur interesim, banoret e fshatit Çabër janë duke shfrytëzuar të drejtën e votës. Për momentin nuk është numri i madh, por nga dy, nga tre, janë duke ardhur për të votuar”, ka theksuar Hasani.

“Le të dalin të votojnë shqiptarët edhe serbët për dy kandidatë që janë në listë që të mundësohet certifikimi i zgjedhjeve dhe me funksionua komuna”, ka shtuar ai.

Ndërsa, sa i përket sigurisë, ajo është e qetë, sipas tij, dhe uron që të vazhdojë kështu deri në fund të procesit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika