Ish-deputeti Nait Hasani ka deklaruar se nuk duhet të krijohet një ligj për mbrojte të Kishës Ortodokse Serbe, por sipas tij, duhet të miratohet Ligji për Liritë Fetare, që garanton barazinë e të gjitha bashkësive fetare në vend.
Ai në emisionin FIVE, ka theksuar se përderisa kisha është në territorin e Kosovës është Kishë Ortodokse e Kosovës dhe jo e Serbisë.
“Vitin 2004 kanë kërkuar që të këtë një mbrojtje më të sigurt, ndërsa kjo ka mbërri me marrëveshjen e Vjenës 2006 që Kisha Ortodokse Serbë në Kosovë ta ketë një status. Dhe kjo është pjesë e pakos së Ahtisarit dhe e cila është miratuar në Kushtetuesen e Kosovës dhe deklaratën e pavarësisë. Tani a duhet të krijohet një ligj për ndrojtje unë mendoj se nuk duhet, duhet ta miratojmë ligjin për liritë fetare, ku duhet të jenë të gjitha bashkësitë fetarë të barabarta edhe Kisha Ortodokse. Tani duhet ta kuptojmë se kisha ortodokse bazohet në territorin e shtetit dhe nuk bazohet sikur kisha katolike në shtrirjen gjeografike. Kështu që derisa ka në një territor atëherë kisha ortodokse duhet të jetë Kish Ortodokse e Kosovës, pasi Kosova është shtet, nuk është pjesë e Serbisë, që me qenë Kish Ortodokse serbe, pasi aty kanë të drejtë të shkojnë të gjitha bashkësitë të gjithë ata besimtarë ortodoksë të ët gjitha komuniteteve”, ka deklaruar ai.
Kujtojmë se Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës për miratimin e Projektligjit përmes së cilit rregullohet statusi i Kishës Ortodokse Serbe.