Hasani: Opozita e bashkuar mund të krijojë qeverinë, Kurti s’i ka numrat

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se opozita është e gatshme të formojë qeverinë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Sipas tij, nëse partia e parë nuk arrin të sigurojë shumicën brenda 10 ditëve, atëherë opozita do të marrë përgjegjësinë për krijimin e qeverisë së re.

“Në momentin që të bëhet certifikimi ne shpresojmë ti bëjmë numrat dhe ta formojë qeverinë sa më shpejt që është e mundur.

Ne kemi një vendim të Kushtetueses që i lejon edhe të dytin të bëjë qeverinë, nëse i pari nuk mund ta bëjë. Sepse kemi pas një bllokadë në vitet e mëhershëm dhe është kërkuar nga Gjykata Kushtetuese, ajo e ka dhe ai vendim vlen çdo herë. Nëse ai brenda 10 ditëve nuk ka mundësi t’i plotësoj kriteret kushte dhe numrat për ta bërë qeverinë natyrisht duhet t’i jepet mundësia të dytit.

Kështu që të dytit i kanë numrat si opozitë, 64 numa llogaritet që i ka opozita. Dhe kështu besoj që opozita do ta formoj qeverinë”, ka thënë Hasani në një linjë direkte në emisionin FIVE.

Duke folur për raportet mes opozitës dhe partisë në pushtet, Hasani u shpreh skeptik për mundësinë e bashkëpunimit, duke përmendur si arsye retorikën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Partitë opozitare kane një bashkëpunim, duhet a gjejnë bashkëpunim në bazë të interesit të vendit ndërsa në raport me partinë në pushtet nuk besoj që do të ketë një harmoni dhe bashkëpunim, për shkak se deklarimet e Kurtit kanë qenë aq të rënda aq fyese, sa nuk lejojnë një mundësi bashkëpunimi. Ai i ka quajtur 60 për qdin të qytetarëve i ka quajtur hajvana, kështu që hajvanat nuk mund t’i shkojnë të ia bëjnë qeverinë. Te PDK-ja nuk do ta gjejë një njëri që do t’i bashkëngjitet atij”, ka thënë Hasani në FIVE të Dukagjinit.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka fituar 396.022 vota, ose 42.27% të elektoratit, duke siguruar 48 ulëse në Kuvend. Megjithatë, ky rezultat e bën të vështirë formimin e qeverisë pa një koalicion.

PDK-ja, e cila ka dalë e dyta me 196.353 vota (20.96%), do të ketë 24 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka siguruar 171.249 vota (18.28%) dhe do të ketë 20 mandate, ndërsa koalicioni AAK-Nisma ka marrë 66.226 vota (7.07%) dhe do të përfaqësohet nga tetë deputetë.

Për herë të parë, Lista Serbe nuk ka siguruar 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb, duke u ndalur në nëntë mandate. Ndërkohë, një vend nga komuniteti serb është fituar nga partia e Nenad Rashiqit, i cili shërbeu si ministër në Qeverinë Kurti II.


Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika