Hasanpapaj: Doarsa Kica-Xhelili guxon edhe përtej guximit

Juristi Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me aderimin e deputetës së Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili, në LDK, ka thënë se ky veprim është i shpejtë, por në skenën politike është i natyrshëm, Sipas tij, i çuditshëm është kalimi nga pozita në opozitë

Bardhyl Hasanpapaj, jurist

Juristi Bardhyl Hasanpapaj ka folur në lidhje me aderimin e deputetes Doarsa Kica-Xhelili, nga Lista Guxo në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Sipas tij, në politikë kjo lëvizje është normale, por e ka cilësuar si të shpejtë dhe të çuditshme.

“Këto janë fenomene normale në politikë, shumë e natyrshme që një i pakënaqur brenda një grupi të caktuar politik të bëjë një lëvizje të tillë, e çuditshmja është që është një lëvizje e shpejtë”, ka theksuar ai.

Hasanpapaj veprimin e Kica-Xhelilit e konsideron si të guximshëm, duke thënë se deputetja ka guxuar përtej guximit.

“Doarsa Kica-Xhelili është një politikane e re me një karrierë të re politike që sapo filloi karrierën e saj me një listë që edhe slloganin e saj e ka guximin dhe në këtë frymë të guximit të saj brenda kësaj platforme ka guxuar të dalë dhe kjo është përtej guximit. Doarsa Kica-Xhelili guxon edhe përtej guximit”, ka shtuar Hasanpapaj.

Por sipas tij, është e pazakontë kalimi nga pozita në opozitë, duke shtuar se gjithmonë lëvizjet e tilla janë të bazuara në një interes të caktuar.

“Është e çuditshme sepse zakonisht në skena të tilla politike më shumë anojnë, lëvizje të tilla shohim kur ikin nga opozita për një joshje të caktuar, interes të caktuar të shkojnë drejt pushtetit”, ka vijuar ai.

Ndër të tjera, juristi ka thënë se fakti që Lista Guxo po përdor presidenten për qëllime politike nuk e sheh si një veprim të mirë, duke shtuar se Lista Guxo dhe Vjosa nuk ekzistojnë më.

“Nuk e pashë shumë të udhës që Lista Guxo, përveç asaj logos që ka, prapë të përdorë presidenten për qëllime politike, ajo nuk m’u duk shumë e mirë në këtë moment, dhe nuk do të kisha dashur që të shihet Lista Guxo sërish si Lista Vjosa. Lista Guxo dhe Vjosa nuk ekzistojnë më”, ka shtuar Hasanpapaj.

Ndryshe, Doarsa Kica-Xhelili për herën e parë është bërë deputete në vitin 2021 në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kishte qenë pjesë e listës së përbashkët në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Kalimi i saj nga Lista Guxo në LDK ka ndodhur pikërisht në ditën kur ish-subjekti i saj politik ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku ka zgjedhur për kryetar të subjektit, Donika Gërvallën dhe Faton Pecin, duke bërë të pazakontë që një subjekt politik t’i ketë dy kryetarë në të njëjtën kohë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika