Hasanpapaj: Kurti të mos jetë pengesë për themelimin e Asociacionit

Juristi Bardhyl Hasanpapaj në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se fjalimi i kryeministrit Albin Kurti në seancën e “natës” ishte “i bukur si taktizim” për ta kamufluar ndryshimin e vet politik.

Ai ka shtuar se Asociacioni tashmë është prezent në dokumentin franko-gjerman, për të cilin, është dakorduar Kurti.

Mirëpo, Hasanpapaj konsideron se “aa më shumë që ne vonohemi ta themelojmë Asociacioni, aq më shumë pësojmë nëse flasim me terma të Albin Kurtit’’.

Ndërsa për takimin e ardhshëm të 18 marsit në Ohër, mes Kurtit e Vuçiqit, Hasanpapaj ka thënë se Kurti nuk duhet të jetë pengesë për një marrëveshje.

“Uroj dhe shpresoj që Kurti të mos jetë pengesë për themelimin e Asociacionit”, është shprehur jursiti Hasanpapaj.

Ai ka kërkuar unitet të subjekteve politike kur bëhet fjalë për marrëveshjen me Serbinë.

“Nga një luftë e brendshme politike shumë e madhe, duhet të shndërrohet në konsensus … dhe ta ratifikojnë të gjithë së bashku me marrëveshjen në Kuvend”.

“Marrëveshja me Serbinë duhet të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës me 120 votat e deputetëve’’, ka thënë ndër të tjera Hasanpapaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika