Hasanpapaj: Nuk ka kush e rrëzon Qeverinë Kurti 2

Sipas juristit, Bardhyl Hasanpapaj, opozita nuk po bën asnjë fushatë politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2, prandaj kjo qeveri sipas tij nuk mund të rrëzohet vetë

Bardhyl Hasanpapaj në emisionin "Debat Plus"

“Kryeministrin Kurti nuk ka kush e rrëzon”, kështu ka deklaruar juristi, Bardhyl Hasanpapaj në lidhje me deklaratat e Shefit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili kishte thënë se Qeveria Kurti 2 pritet të rrëzohet në vjeshtën e vonë.

Hasanpapaj në emisionin “Debat Plus”, për këtë deklaratë ka thënë se ishte interesante  sepse siç thotë ai, Qeveria nuk bie vetë, ndërsa opozita nuk po bën asnjë fushatë politike për rrëzimin e Qeverisë Kurti 2.

“Opozita mezi nuk po pret të shkojë në pushime, ashtu kshtu ka qenë në pushime”, ka thënë Hasanpapaj.

Sipas tij, kjo deklaratë e Gashit ka qenë një ide e çastit e pamenduar mirë e jo ndonjë qëndrim zyrtar i tij.

Ndërsa analisti, Vehbi Kajtazi ka thënë se Qeverinë Kurti e rrëzojnë ata që e kanë zgjedhë, pra deputetët.

Sipas Kajtazit, mundësia që të rrëzohet kjo Qeveri, ekziston.

“Nuk ja ka futur kot Gashi, është deklaratë e madhe që është nxjerrur nga një shef i grupit parlamentar sidomos kur flet për tetë deputetë që flitet se do ti bashkohen LDK-së”, ka thënë Kajtazi.

Analisti, Vehbi Kajtazi

Për Kajtazin, bashkimi apo ndarja e një grupi deputetëve është zhvillim më i madh se sa vetë mundësia që të ketë rënie të Qeverisë.

“Nuk e shoh problem rrëzimin e saj, po si do të menaxhohet kjo situatë”, ka thënë Kajtazi.

Ai ka bërë një analizë të partive opozitare duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës është ende në konsolidim, Partia Demokratike e Kosovës me një lider që shumica prej tyre nuk e konsiderojnë lider por si një administrator pas shkuarjes së Veselit dhe Thaçit në Hagë.

“Te tri këto parti opozitare, jam i mendimit që nuk janë të gatshme të rrëzojnë Qeverinë”, ka vijuar ai.

Ai ka shtuar ndër të tjera se dëshira e opozitës është që Kurti të gabojë më shumë dhe vetvetiu të rrëzojë vetveten, të mos prodhojë rezultate inati sikurse më herët.

 

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika