Hashim Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat kundër administrimit të drejtësisë

Ish presidenti Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër administrimit të drejtësisë. Deklarimin për këtë e ka dorëzuar pak para se të përfundoj afati prej 30 ditësh për këtë. Ndërkohë që deklarim të tillë nuk ka dorëzuar, ish shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj nuk ka dorëzuar asgjë.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzat e reja kundër administrimit të drejtësisë.

Deklarimin e tij në lidhje me këtë, Thaçi e ka dorëzuar në formë të shkruar, meqë këtë të martë ka përfunduar afati për dorëzimin e deklarimit të tij dhe ish shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

“Pas ftesës së gjykatëses së procedurës paraprake në konferencën për ecurinë e çështjes më 17 dhjetor, Hashim Thaçi u deklarua lidhur me fajësinë në formë të shkruar më 6 janar 2025. Ai u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.”

Ndërkohë që Bashkim Smakaj nuk ka dorëzuar asnjë deklarim rreth fajësisë, dhe rrjedhimisht gjyqtari i procedurës penale, deklarohet i pafajshëm në emër të tij.

“Kjo konsiderohet se nuk e pranon fajësinë dhe rrjedhimisht është përgjegjësi e gjyqtarit të procedurës paraprake që në emër të tyre, të deklaroj dhe të procedohet tutje me fazën e shqyrtimit gjyqësor”, ka thënë avokati Ardian Bajrakatri.

Bjaraktari shton se procesi për këto akuza mund të përfundojë shpejtë, meqë rasti nuk është shumë kompleks.

“Ky proces do të jetë shumë më pak kompleks dhe rrjedhimisht mund të përfundojë më shpejtë sesa ai për çka është themeluar Gjykata Speciale”, ka shtuar Bajraktari.

Pas ngritjes së aktakuzës, nga zyra e prokurorit të specializuar, në paraqitjet e tyre të para, të pafajshëm janë deklaruar, Isni Kilaj, Fadil Fazliu e Hajredin Kuçi. Ndërkohë që Thaçi nuk ishte deklaruar rreth fajësisë, por për disa çështje të tjera.

“E di se shoqëria kosovare, familja ime dhe unë presim me padurim fundin e këtij procesi. Presim drejtësi për çka edhe besojmë në drejtësi. Krejt papritmas para dy tre ditësh u njoftova për akuzën e re nga ZPS-ja. E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale. Unë nuk paraqes rrezik politik për askënd”, kishte thëën Thaçi.

Përveç Thaçit, i cili që nga viti 2020 është në paraburgim Kilaj, Fazliu e Smakaj, janë arrestuar e janë dërguar në paraburgim, ndërkohë që Kuçi vazhdon të jetë i lirë.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika