Hashim Thaçi nga Haga i ngushëlloi familjarët e policit të vrarë Afrim Bunjaku

Sipas nënkryetarit të Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, ish-presidenti Hashim Thaçi nga Haga i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë në veri Afrim Bunjaku

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, këtë të mërkurë e ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra nga terroristët serbë në Banjskë.

Lushtaku përmes Facebookut, bëri të ditur se  familjen e rreshterit Afrim Bunjaku e ka ngushëlluar ish-presidenti Hashim Thaçi, nëpërmjet telefonit nga Haga.

Sipas Lushtakut ish-presidenti Thaçi është prekur shumë nga rënia heroike e policit Afrim Bunjakut.

“Me miq, bashkëpunëtorë e bashkëluftëtarë, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur ngushëllimet më të thella për sakrificën e heroit më të ri të Republikës, i cili ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të shtetit të Kosovës. Nga Haga, përmes telefonit, familjarët e Afrimit i ngushëlloi edhe Presidenti Hashim Thaçi, i cili është prekur thellësisht nga rënia e tij, duke shprehur mirënjohje për sakrificën e lartë të tij në shërbim të atdheut. Ngushëllimet më të thella familjes Bunjaku, miqve dhe dashamirëve! Lavdi veprës së heroit Afrim Bunjaku!”, ka shkruar ai.

Rreshteri Afrim Bunjaku, u vra nga një grup i armatosur terrorist në Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm terrorist kundër Policisë së Kosovës, ka marrë pjesë edhe nënkryetari i Listës Serbe, krimineli, Milan Radojçiq.

Si kundërpërgjigje Policia e Kosovës, i ka vrarë katër terroristë serbë, disa janë arrestuar dhe disa përfshirë edhe Radojçiq kanë arritur të arratisen.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika