Hashim Thaçi takoi gruan dhe vëllezërit, kthehet në Hagë

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij dy ditore në Kosovë, pas vdekjes së babait të tij. Të shtunën ai takoi vëllezërit dhe bashkëshorten, pasi një ditë më parë pos bashkëshortes kishte vizituar edhe nënën në shtëpinë e tij në Burojë të Skenderajt. Disa mbështetës së Thaçit kanë protestuar para selisë së EULEX-it ku ai sot takoi pjesën tjetër të familjes. Nën masa të rrepta sigurie, Thaçi është kthyer në Hagë

Paraditen e së premtes qëndroi në Burojë, kurse natën, Hashim Thaçi e kaloi në selinë e EULEX-it në Fushë-Kosovë.

Mëngjesin e së shtunës, ish-presidenti priti për vizitë në ambientet e misionit të BE-së për sundim të ligjit, fillimisht vëllezërit.

Kjo pasi një ditë më parë, Gjykata Speciale e lejoi ta vizitojë varrin e babait që i vdiq para 6 ditësh, dhe në vendlindje takoi nënën dhe bashkëshorten.

Vëllezërit e Thaçit qëndruan me të për më shumë se një orë, e kur dolën nga dyert e EULEX-it nuk folën shumë për takimin.

“Mirë është me shëndet. S’mundemi me fol, e kemi të kufizuar”, ka thënë Gani Thaçi – Vëllai i Hashim Thaçit.

Më gjatë se vëllezërit, me Thaçin qëndroi bashkëshortja e tij, Lumnija, cila hyri brenda me veturë.

Këto vizita u përcollën me brohoritje nga disa mbështetës të Thaçit që u mblodhën para selisë së EULEX-it në shenjë proteste.

“Skemi heronj për të sakrifikuar” dhe “Drejtësi, jo politikë” ishin pankartat disa nga pankartat që mbanin këta protestues.

Me këto thirrje edhe u përcoll.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri qëndroi në këto hapësira deri në ora 12:00 të së shtunës.

Përcjellja e tij për në Aeroportin e Prishtinës për të marr rrugën pastaj për në qendrën e paraburgimit në Hagë u bë nën masa të rrepta sigurie nga zyrtarë të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Pas largimit të tij nga Kosova, familja Thaçi falënderoi përmes një deklarate të gjithë qytetarët dhe institucionet që i ngushëlluan pas vdekjes së Haxhi Thaçit.

“Institucionet e Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe përfaqësitë diplomatike të shteteve mike i falënderojmë për telegramet e tyre të ngushëllimit, ndërsa liderët politikë shqiptarë i falënderojmë për thirrjet e tyre telefonike. Mirësia juaj do të mbetet përherë me ne dhe do u jemi gjithmonë mirënjohës për mbështetjen dhe forcën që na dhatë gjatë këtyre ditëve të pikëllimit”Familja Thaçi

Kjo është vizita e katërt e Thaçit në Kosovë që nga dërgimi i tij në paraburgim në Hagë në vitin 2020.

Shija e redaktorit

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Të fundit nga rubrika