Havolli: Arroganca dhe gabimet e Kurtit po e rrëzojnë atë e po na forcojnë neve

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Sokol Havolli, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen dhe gjuhën e përdorur në tubimet elektorale, duke e cilësuar atë si të mbushur me panik dhe arrogancë.

“Problemet e tij vijnë nga paniku. [Ai ka thënë se do ta shpartallojë opozitën], por tash është vetë pjesë e asaj frike. Arroganca dhe vetmia e tij janë të dukshme, pasi rreth vetes ka vetëm njerëz që ia bëjnë rrafsh dhe nuk i japin asnjë kritikë konstruktive. Nuk është e jon ata komentojmë, sepse gabimet e tij po e rrëzojnë atë dhe po na forcojnë neve”, ka deklaruar Havolli në Debat Plus.

Ai ka shtuar se qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë një gjuhë urrejtjeje dhe se LDK sipas tij, ka qëndruar larg fyerjeve dhe ndotjes së debatit publik, edhe kur ka qenë në opozitë tash.

“Qytetarët e Kosovës nuk e pranojnë një gjuhë të tillë urrejtëse. Kjo është dëshmuar gjatë viteve, si në fushata, ashtu edhe në kohën kur LDK ka qenë në opozitë. Nuk kemi rënë në atë nivel të ndotjes së debatit publik, me gjithë ato fyerje”, ka theksuar Havolli.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika