Havolli: Ndërmarrja ‘Prishtina Parking’ do të zgjerohet në disa lagje të kryeqytetit

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka thënë se kjo ndërmarrje ka në plan të zgjerohet në disa lagje të kryeqytetit, por për ta realizuar këtë, i duhet bashkëpunim me komunën e Prishtinës

Kryeshefi Ekzekutiv i Ndërmarrjes “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka thënë se kjo ndërmarrje do të zgjerohet edhe në disa lagje të tjera të kryeqytetit.

Ai ka thënë se për shkak të tranzicionit, zgjerimi në disa lagje ka shkuar më ngadalë.

Havolli ka thënë se çmimet aktuale do të mbesin në fuqi, ndërsa do të lirohen banorët rezidentë në zonën e dytë.

“Është zona e parë që plotësisht është e mbuluar dhe disa lagje të zonës së dytë. Ka qenë një proces pak më i ngadalshëm në ‘Bregun e Diellit’, për shkak edhe të tranzicionit në ndërmarrje, mirëpo tash nga janari kemi filluar implementimin edhe në këtë lagje që është me një numër të madh të banorëve dhe po ashtu me numër të madh të hapësirave që menaxhohet prej ndërmarrjes. Ndërsa lagjet si ‘Dardania’, ‘Ulpiana’, ‘Qendra’ e ‘Lakërishta’ e kështu më radhë, vetëm se ka qenë në mbikëqyrjen dhe menaxhimin e ndërmarrjes”.

“Megjithatë, plani është që të zgjerohemi edhe në lagjet e tjera, por këto do t’i bëjmë së bashku me Komunën e Prishtinës që t’i marrim lejet adekuate, dhe procesi i zgjerimit të jetë konform kapacitetit të ndërmarrjes për ta bërë një mbulueshmëri të mirë”, ka thënë Havolli për EO.

Për të pasur mbulueshmëri të mirë, Havolli thotë se synojnë që ta zgjasin orarin e operimit deri në ora 24:00.

“Sot, ne i kemi identifikuar disa probleme se ne që nga ora 07:00 deri në ora 19:00, hapësira ka të mjaftueshme sepse ndërmarrja operon në këtë orar, por pas orës 19:00 meqenëse përfundon orari i punës për ne si ndërmarrje, atëherë pak situata del jashtë kontrollit dhe me të drejtë banorët e lagjeve ankohen. Në bashkëpunim me komunën, jemi duke e dhënë kontributin tonë që ta ndryshojmë rregulloren dhe ta bëjmë orarin e punës me dy ndërrime deri në mesnatë në ora 24:00”, thotë Havolli, duke shtuar se kjo rregullore pritet që të dalë këtë muaj në votim në Kuvendin e Prishtinës.

Havolli ka thënë se çmimet aktuale do të mbesin në fuqi deri në ndonjë vendim tjetër.

Ai ka thënë se çmimi do të ulet për dy euro në zonën e dytë për banorët rezidentë.

“Zona e parë do të mbetet me këto çmime, ndërsa zona e dytë për rezidentët do të ulet për dy euro në muaj. Për zonën e parë do të jetë 10 euro në muaj, edhe kjo nuk është ndonjë kosto shumë e lartë, mirëpo për shkak të koncentrimit tejet të madh dhe hapësirave të vogla, zona e parë është gjithmonë pak më e shtrenjtë. Edhe në parkingjet afatshkurtra, kryesisht zona e parë e bart një kosto pak më të lartë, aktualisht është një euro, ndërsa zona e dytë është 50 cent. Besojmë se këto çmime do të mbesin në fuqi, megjithatë është çështje e vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës”, ka thënë Havolli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika