Haxhi Avdyli për Kica-Xhelilin: Edhe ne jemi njerëz, mashtrohemi – nuk e kemi njohur mirë

Aderimi i deputetes Kica-Xhelili në LDK është cilësuar sikurse sabotim, dezertim dhe diletantizëm politik nga ana e deputetit të partisë Guxo, Haxhi Avdyli. Ai u ka kërkuar falje qytetarëve që i kanë besuar partisë Guxo në zgjedhjet e 14 shkurtit

Doarsa Kica Xhelili

Haxhi Avdyli, deputet në Kuvendin e Kosovës nga partia Guxo, ka thënë se largimi i Kica-Xhelilit, të cilën në reagimin e tij e quan “motra e vogël”, ishte i papritur dhe si i tillë, kishte ngjallur shqetësim se Kica-Xhelili mund të ishte shantazhuar, blerë apo kërcënuar.

Tashmë edhe zyrtarisht, ish-deputetja e Listës Guxo, Doarsa Kica-Xhelili ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), këtë ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.

Përmes një postimi në Facebook, Avdyli e ka quajtur aderimin në LDK të saj sikurse një sabotim, dezertim dhe diletantizëm politik.

“Të thuhet pa u skuqur se po iki për reformë në drejtësi e veting, në kohën që pas 23 vjetësh liri, kjo qeveri po fillon vetingun e reformën e thellë në drejtësi e po ke tërë hapësirën e mundshme të kontribuosh nga Kuvendi e përmes dyerve të hapura në qeveri e Presidencë, quhet dezertim. Të thuash po largohem për mosluftimin e korrupsionit, në kohën kur raportet ndërkombëtare vendosin Kosovën në vend të parë në regjion e me ngritje në ranglistën e luftimit të korrupsionit e kur kjo qeveri ska asnjë aferë korruptive, quhet diletantizëm politik”, ka shkruar Avdyli.

Sipas tij, është çështje kohe derisa Kica-Xhelili të ikë edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Ai njëherësh u ka kërkuar falje qytetarëve të cilët i kanë besuar partisë Guxo në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kica-Xhelili ishte mirëpritur nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Kemi folur për LDK-në, idetë tona përpara dhe nevojën e ndërtimit të kësaj rruge së bashku me më të mirët e vendit. Ky është qëllimi ynë; Doarsa është e tillë, prandaj dhe rrugëtimi ynë i natyrshëm”, kishte shkruar ai.

Doarsa Kica-Xhelili për herë të parë është bërë deputete në vitin 2021 në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku kishte qenë pjesë e listës së përbashkët në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës Guxo.

Abdixhiku i uron mirëseardhje Kica-Xhelilit në LDK

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika