Haxhi Shala paraqitet sot para Speciales

Paraqitja e parë e Haxhi Shalës në Hagë është caktuar të mbahet sot, duke filluar nga ora 14:00

Haxhi Shala

Ish-eprori i UÇK-së, Haxhi Shala, do të ketë sot paraqitjen e parë, nga ora 14:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Paraqitja e parë do të mbahet në seancë publike. Haxhi Shala u arrestua më 11 dhjetor 2023 në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në bazë të fletarrestimit, urdhrit për transferim dhe Aktakuzës së Konfirmuar, të lëshuara nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Haxhi Shala u transferua më 12 dhjetor në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Gjykatësi i Procedurës Paraprake konfirmoi aktakuzën kundër Haxhi Shalës më 4 dhjetor 2023. Versioni i redaktuar publik i aktakuzës së konfirmuar gjendet në faqen e internetit të DHSK-së. Ditën e arrestimit, i akuzuari mori një kopje të aktakuzës në gjuhën e tij amtare.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, midis së paku 5 prillit 2023 dhe 12 prillit 2023,  Shala, në bashkëkryerje me individë të tjerë, ndër të cilët Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari, u bashkërenduan si grup para dhe pas kontakteve personale të Januzit dhe Bahtijarit me dëshmitarin 1.

Në të thuhet, gjithashtu, se me udhëzim të Shalës, Januzi dhe Bahtijari u takuan secili më vete me dëshmitarin 1 në dy raste të veçanta, për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime.

Sipas aktakuzës, kjo sjellje tregon se Shala synonte ta frikësonte dëshmitarin 1 dhe të pengonte persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare.

Në aktakuzën e konfirmuar Haxhi Shala akuzohet për frikësim dhe tentativë me anë të kërcënimit të rëndë për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, individualisht dhe me anë të pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi.

Ndryshe, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit të DHSK-së më 6 tetor 2023, në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika