Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me rastin që ka ndodhur në Pejë, të mërkurën e 2 nëntorit. Ajo sjelljen e infermieres ndaj të moshuarës e ka quajtur abuzuese dhe mizore.
Ndërkaq, ajo ka shtuar se institucionet përgjegjëse janë duke u marrë me rastin, dhe disa nga personat që kanë qenë pjesë e kësaj ngjarjeje tashmë janë arrestuar.
Më tej, Haxhiu ka bërë thirrje që qytetarët të tregohen të gatshëm të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe rastet e tilla të lajmërohen.
“Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi, prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat e tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen”, ka shkruar Haxhiu.
Ndër të tjera, ka thënë që menaxhmeti i Shtëpisë së Pleqve në Pejë, duhet të japë llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente.
Rrihet një e moshuar nga punëtoret në një shtëpi të të moshuarve në Pejë (VIDEO)