Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar masakrën e 3 dhe 4 shkurtit 2000, me ç’rast “Rojet e Urës” vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë banorë shqiptarë.
Haxhiu ka theksuar se Serbia ka kryer shumë krime, dhe Kosovës nuk ia dhanë lirinë dhuratë, por atë e arriti me gjak e sakrificë.
“Ata që kërkojnë gjithnjë e më shumë kompromise ku vetëm Kosova duhet dhënë diçka janë duke i hyrë në hak Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ministrja Haxhiu.