Haxhiu dëshmon sot për rastin Dehari

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se hënën ministrja Albulena Haxhiu, do të japë dëshmi për rastin Dehari

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot (e hënë) në orën 10:00, do t’i përgjigjet ftesës për dëshmuar në lidhje me deklarimet e saj për rastin Astrit Dehari.

Sipas njoftimit të Ministrisë, pas intervistës, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Haxhiu do të mbajë konferencë për medie.

“Për orën, mediat do të njoftohen sot”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, me rastin e 7-vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, Haxhiu kishte shkruar në Facebook se krimi ndaj Deharit përfshin një sërë veprimesh për të cilat ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi.

Pas kësaj, Haxhiu kishte njoftuar se ftesa nga Prokuroria Speciale për të dëshmuar kishte ardhur si rezultat i statusit të saj të bërë në rrjete sociale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika