Haxhiu: Do të ketë vetting të plotë, duke filluar nga krerët e institucioneve të drejtësisë

Gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Haxhiu ka thënë se Komisioni i Venecias ua ka dhënë dritën e gjelbër që të nisë procesi i vettingut, duke shtuar se fillimisht janë kërkuar reforma në sistemin e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti,  ka bërë të ditur se sapo është kthyer nga vizita zyrtare në Venecia, ku kanë marrë pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias.

“Kemi marrë pjesë në seancën plenare të Komisionit të Venecias, në të cilën janë votuar opinionet e komisionit për konceptdokumentin, pra vettingun, dhe projektligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”

Në seancën plenare të Komisionit të Venecias e cila u mbajt dje, Haxhiu tha se kanë prezentuar argumentet dhe qëndrimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, lidhur me rëndësinë e zhvillimit të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë, dhe domosdoshmërinë e themelimit të Byrosë Shtetërore për Verifikimin e Pasurisë.

“Që këto dy nisma janë mbështetur nga antarët e komisionit të Venecias, dhe tashmë kemi marrë dritën e gjelbërt, për të filluar me procesin e vettingut dhe formalizuar punën e byrosë”, u shpreh Haxhiu.

Ministrja Haxhiu bëri të ditur se, në draft-opinionin për vettingun, i cili pritet të bëhet publik, konstatohet nevoja e domosdoshme për të pasur reformë në drejtësi në konstatimet e Komisionit të Venecias. Gjithashtu, rekomandohet ndërmarja e veprimeve për ndryshimet ligjore dhe kushtetuese në mënyrë që të arrihet rezultati i synuar.

Sipas ministres, Komisioni rekomandon verifikimin e niveleve të larta, në gjyqësor dhe prokurori, përmes një mekanizmi të jashtëm të niveleve të larta, duke filluar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Këshilli Prokurorial i Kosovës si dhe nga kryetarët e gjykatave dhe kryeprokurorëve të prokurorive.

Sipas saj, Komisioni i Venecias ka gjetur probleme të shumta në sistemin e drejtësisë, duke nisur nga mungesa e besimit, korrupsioni, nepotizmi dhe deri te përzgjedhja e Kryeprokurorit të Shtetit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika