Haxhiu drejtuar sekretares serbe: Ju pëlqeu apo jo Kosova është shtet i pavarur, vendi juaj ka kryer krime

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë

Albulena Haxhiu, Ministre e Drejtësisë

Gjatë këtij diskutimi, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë, Bojana Shqeanoviq, i është referuar Kosovës si “Kosova e Metohija”, gjë e cila ka bërë që Haxhiu të reagojë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është duke marrë pjesë në konferencën rajonale me temën “Një kulturë integriteti, rritja e parandalimit të korrupsionit” e cila akutualisht, po mbahet në Kroaci.

Telegrafi ka siguruar momentin kur ministrja Haxhiu i është përgjigjur ashpër sekretares serbe duke i thënë se “Kosova është shtet i pavarur që nga vitit 2008”.

“Kosova është shtet i pavarur që nga viti i 2008, dhe ju pëlqeu apo jo kjo është fare pak e rëndësishme. Republikën e Kosovës e kanë njohur më shumë se 100 shtete dhe sigurisht jemi duke punuar që Republika e Kosovës të njihet edhe nga shtete tjera”, i është kundërpërgjigjur Haxhiu sekretares serbe.

Më tej, Haxhiu ka kërkuar nga sekretarja serbe që të kërkoj falje për krimet që ka kryer vendi i saj.

“Ju përfaqësoni një vend që ka kryer krime të luftës qoftë në Kroaci, Bosnje apo edhe Kosovë. Andaj duhet të kërkoni falje për krimet që i ka bërë vendi juaj”, i ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika