Haxhiu e akuzon LDK-në se montoi procese politike gjyqësore kundër VV-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), për shkarkimin e saj nga posti, duke thënë se po bëjnë zhurmë në konferenca pa përmbajtje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas kritikave të shumta për gjuhën e përdorur ndaj prokurorit në seancën gjyqësore të së premtes, duke thënë se metodat njëzetvjeçare të opozitës për kërcënime dhe pazare “të fshehta”, sipas saj, nuk gjenden në qeverisjen e kryeministrit Kurti.

Haxhiu ka deklaruar se nga kjo arsyeje ka zëra që sulmojnë, sepse, sipas saj, brenda dy viteve të mandatit qeverisës, kanë ndërmarrë nisma reformuese me qëllim të fuqizimit dhe kthimit të besimit qytetarë në institucione.

Ajo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Prokuroria e gjyqësori do të çlirohen nga ata që i kanë kapur ndër vite, e të cilët, sipas saj, pikërisht po bëjnë zhurmë pa përmbajtje e po mbajnë konferenca pa asnjë kuptim.

“Të njëjtit përmes njerëzve në sistem, jo rrallë herë kanë montuar procese politike të gjykimit ndaj Lëvizjes dhe aktivistëve të saj”, është shprehur ajo.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se Kosova do të bëhet vend ku nuk blihet gjyqtari a prokurori, e nuk caktohet nga politika e nuk përndjek me urdhëra të saj.

“Ndërkohë që askush nuk mund të pasurohet në emër të politikës apo nga ushtrimi i detyrës zyrtare. Krimi, korrupsioni, mitoja, haraçi nuk do të jenë më fjalët kyçe në Kosovë e as të ndonjë raporti të huaj ndërkombëtar siç ishin për 20 vite”, ka shkruar tutje ajo.

Gjithashtu, ministrja Haxhiu ka përmendur edhe disa iniciativa, të cilat, sipas saj, përfundimisht shteti i Kosovës do t’i kalojë në një nivel tjetër më të lartë, sa i përket drejtësisë, siç është Vetingu, Byroja për verifikim dhe konfiskim të pasurisë së pajustifikueshme, Reforma në Këshillin Prokurorial, adresimi i dhunës në familje dhe adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës.

Kujtojmë se, këtë të shtunë, partia opozitare, LDK, ka mbajtur një konferencë, ku ka kërkuar shkarkimin e Haxhiut nga posti i ministres së Drejtësisë.

Deputetja e LDK-së, Daorsa Kica- Xhelili, ka thënë se pas deklaratës ndaj prokurorit, Haxhiu duhet ta dorëzohej, pasi, sipas saj, ajo ka kërcënuar profesionistët në sistemin e drejtësisë.

Ndërsa, ka theksuar se Qeveria po bën të kundërtën e asaj që kishte premtuar për ndryshim, duke shtuar se Haxhiu duhet të dorëhiqet vetë apo të shkarkohet.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika