Haxhiu e korrigjon kryeministrin i cili tha se Petrit Dula po mbahet në burgun e Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pretendoi se dy qytetarët e tjerë që po mbahen në burgjet e Serbisë janë Nezir Mehmetaj dhe Petrit Dula. Por, ky i fundit është liruar gjatë vitit 2023, e për të cilin Kurti nuk është ende në dijeni. Lidhur me këtë, kryeministrin e korrigjoi Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu menjëherë pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë për arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, tha se Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj po mbahen ende në burgjet e Serbisë për gjoja krime ndaj civilëve gjatë luftës.

Por, Petrit Dula është liruar në prill të vitit të kaluar, ndërsa Nezir Mehmetaj po mbahet ende në burg. Gabimin Kurti duket se e kuptoi menjëherë pasi e lexoi fjalimin që ia kishin përgatitur.

“Serbia vazhdon të mbajë në paraburgim edhe dy qytetarë të tjerë të Republikës së Kosovës: Petrit Dula dhe Nezir Mehmetaj”, tha Kurti në mbledhje.

Në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka korrigjuar këtë pjesë të fjalës së kryeministrit.

“Më lejoni që para se të nisë fjalën time për një nga pikat, konsideroj të rëndësishme që u votua në mbledhjen e Qeverisë, ta bëj një sqarim në raport me fjalën e kryeministrit Kurti. Menjëherë pasi që kryeministri Kurti përfundoi fjalën e tij, u konsultuam bashkë në raport me Petrit Dulën dhe Nezir Mehmetajn. Nezir Mehmetaj po mbahet ende në burgje në Serbi, ndërsa sa i përket Petrit Dules, kryeministri më theksoi se i njëjti është liruar, mirëpo në fjalën që i është përgatitur, edhe Petrit Dula edhe Nezir Mehmetaj janë futur në të njëjtin paragraf. Prandaj, më lejoni ta sqaroj. Ideja ka qenë që po flasim për trajtimin mizor, po ashtu padrejtësitë që Serbia vazhdon t’i bëjë ndaj qytetarëve tanë, duke i mbajtur ata në paraburgim pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë”, tha ajo.

Ministrja tha se në transkriprtin zyrtar të mbledhjes së sotme të Qeverisë do të qëndrojë ky version, dhe jo ai i gabuari që e lexoi Kurti.

“Siç e dini, Nezir Mehmetaj mbahet ende në paraburgim, ndërsa Petrit Dula është dënuar pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë për dy vite nga gjykata atje. Pra, edhe njëherë ta sqaroj që në transkriptin zyrtar të mbledhjes së Qeverisë këto do të jenë të harmonizuara dhe të sakta, dhe ju faleminderit shumë për mirëkuptimin tuaj”, tha Haxhiu./EO

Kryeministri “i painformuar”, thotë se Petrit Dula po mbahet në burgjet e Serbisë

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika