Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, në foltoren e Kuvendit të Kosovës e ka lëshuar një incizim të para disa vjetëve, kur kryeministri Albin Kurti, atëkohë opozitar, fliste për heqjen e TVSH-së, për produktet bazë.
“Këtë e ka thënë para 3 a 4 viteve. Ky ishte një propozim i Kurtit kur VV të vinte në pushtet, TVSH-ja për produktet bazike do të jetë zero. Po kërkojmë nga qeveria ta mbështesë propozimin që TVSH-ja të jetë zero, është premtim i juaji i liderit tuaj”, ka deklaruar Haxhiu.
Tutje, Haxhiu kërkoi nga Qeveria e Kosovës që në qoftë se nuk mundet ta ulë TVSH-në për produktet bazë, t’i rritë pagat, sepse sipas tij, kjo është kërkesa kryesore e qytetarëve.
Në Kuvendin e Kosovës është duke u diskutuar në lidhje me rritjen e çmimeve dhe mundësinë e abuzimeve me to. Lëvizja Vetëvendosja e ka iniciuar një rezolutë për ngritjen e çmimeve, ndërkaq këtë rezolutë opozita po e kundërshton duke thënë se është e panevojshme.