Haxhiu: Erdhi në pushtet me kauzën e rrejshme “Bashkimin Kombëtar”, sot refuzon të takohet me Ramën

"Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë 'shizofreni' politike!”, ka thënë deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, e ka komentuar refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka thënë se veprimet e kryeministrit Kurti janë “antikombëtare”.

“’Erdhi Dita’ që kryeministri i Kosovës mos të takohet me kryeministrin e Shqipërisë!!! Veprimet e Kurtit janë antikombëtare, inatçore, naive, janë ‘shizofreni’ politike!”, shkroi ai.

Kreun e ekzektuvit, deputeti i PDK-së e quajti “mashtrues”.

“Pikërisht mbi kauzën e tij të rrejshme, ‘bashkimin kombëtar’, mashtruesi Albin Kurti erdhi në pushtet, ndërsa sot refuzon ta takojë kryeministrin e Shqipërisë, duke i vënë kushte, a në anën tjetër takohet me Vuçiqin pa kushte”, shtoi më tej ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika